AKTIVITET TRAJNUES: “Praktika gjyqësore e Gjykatës Administrative në lidhje me Pronësinë Industriale dhe Intelektuale”

Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), së bashku me Projektin Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (ALSIP) , zhvilloi më datë 8 nëntor 2024, aktivitetin trajnues me temë: “Praktika gjyqësore e Gjykatës Administrative në lidhje me Pronësinë Industriale dhe Intelektuale”, në Tiranë.

Paneli i ekspertëve përbëhej nga Prof. Dr. Mariana Semini – Tutulani, , znj. Elvana Çiçolli znj. Maria Solis, z. Përparim Mezini dhe z.Emiljano Alla.

Qëllimi i këtij trajnimi është: të pajisë pjesëmarrësit me njohuri të thelluara dhe aftësi praktike në lidhje me mënyrën sesi trajtohen çështjet e pronësisë industriale dhe intelektuale në sistemin gjyqësor administrativ. 

Qëllimi i trajnimit përfshin gjithashtu edhe adresimin e çështjeve që lidhen me pronësinë intelektuale dhe industriale në kontekstin e Inteligjencës Artificiale (AI), duke u dhënë profesionistëve që përballen me çështje të reja që lidhen me AI-në dhe pronësinë intelektuale, njohuri për zhvillimet e fundit dhe interpretimet gjyqësore, si dhe përgatitjen për të adresuar në mënyrë efektive sfidat ligjore të këtij konteksti të ri.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Prezantim mbi organet administrative të DPPI-së që shqyrtojnë konfliktet në fushën e pronësisë industriale. 
  • E drejta e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të në Republikën e Shqipërisë.
  • Inteligjenca artificiale (AI) dhe ndikimi i saj në tregun e pronësisë intelektuale.
  • Diskutime mbi argumentet lidhur me AI dhe nëse bien nën rregullimet e së drejtës së autorit apo ato të pronësisë industriale.
  • Përgjegjësitë civile, penale dhe administrative që burojnë nga veprimet juridike të AI-së.
  • Praktika gjyqësore e Gjykatës Administrative në lidhje me Pronësinë Industriale dhe Intelektuale.

 Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë magjistratë të rinj të Republikës së Shqipërisë.